Atje jashtë është një version kosovar i karakterit të Leonardo DiCaprios nga filmi “Catch Me If You Can” – personi në fjalë është 16-vjeçar dhe shfrytëzon dhoma, ha pica e pi redbulla, kërkon të holla dhe zhduket nga horizonti.
Storia u hodh në pah nga “KlanKosova”, derisa elaboron ngjarje interesante për ne që e shikojmë por fatkeqe për pronarin e një hoteli në Prizren, i cili kreu top shërbime për një 16-vjeçar që nuk pagoi për asgjë dhe iku në heshtje.
Shiko videon:
Atëherë, sipas stories së “KlanKosova”, 16-vjeçari nga Reshtani i Suharekës me inicialet D.K, “i shfrytëzoi të gjitha të mirat e hotelit në Prizren”. Tutje tregohet se përveç shpenzimeve të hotelit me vlerë 900 euro (për qëndrim dyjavor), i mituri pronarit ia kërkoi edhe 700 euro të tjera në formë ndihme.
Sidoqotë, mënyra se si i dëmtuari tregon storien e mashtrimit në intervistën e tij për mediumin në fjalë, është thjesht për qeshje me dënesje. “Ai zotëria, ka hongër pica, edhe ata pica t’shtrenjta, jo t’thjeshta, edhe mas picave u dashke me i çu redbulla t’ftohtë për me shpërla gojën se i jetke keq…”
Deklarimi në fjalë ka shkuar viral dhe njerëzit thjesht nuk po mund të ngopen së shikuari. Për zhgënjimin e atyre që kanë mundur të fitojnë simpati për kriminelin e vogël, D.K është dërguar në mbajtje 48-orëshe, pasi është zënë katër muaj më vonë.
Nga policia thonë se i dyshuari ka qëndruar në Mal të Zi gjatë kësaj periudhe kohore, nga gushti i vitit të kaluar, deri në arrestim.