Një gol i jashtëzakonshëm me kokë i shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi i Sevillas, Youssef En Nesyri, ka mjaftuar që Maroku të vazhdojë ëndrrën në Kupën e Botës. Cristiano Ronaldo, që e nisi këtë ndeshje nga banka rezervë, eliminohet nga turneu me lot në sy, pasi ky mund të jetë Botërori i fundit.
Ronaldo u inkuadrua në minutën e 50-të. Ronaldo me këtë inkuadrim ka hyrë në histori të futbollit duke barazuar rekordin për më së shumti paraqitje në ndeshje ndërkombëtare. Ai po paraqitet për Portugalinë për herën e 196-të në karrierë, duke barazuar rekordin e sulmuesit të Kuvajtit, Bader Al-Mutawa. Por marokenët nuk u dorëzuan dhe e ruajtën deri në fund rezultatin. Cristiano Ronaldo është parë duke e lënë fushën teksa qante, pas diskualifikimit nga Kupa e Botës, duke u mposhtur nga Maroku me rezultat 1-0.
Shiko videon:
Life is so hard, Hasta el Final @Cristiano ❤️pic.twitter.com/uqA2CAg4lI
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) December 10, 2022