Xhuliana ka qenë banorja e cila sonte i ka emocionuar banorët brenda shtëpisë, por edhe gjithë publikun me rrëfimin e saj.
Ajo ka ndarë me të gjithë një rrëfim i cili nuk është dëgjuar më parë. Xhuliana ka folur për periudhën e luftës, ku babai i saj vendosi të kthehej nga Findlanda në Kosovë për të luftuar.
“Kur babai vendosi në 98-tën, familjarët vendosën të luftojnë për Kosovën dhe babai vendosi të shkojë në Kosovë, duke na lënë neve në Kosovë, ishte një vendim shumë i vështirë për babain, sepse nuk është lehtë ta lësh familjen dhe të shkosh drejt rrugës ku nuk e di se a do të vdes apo jo, por ai ishte krenar që të vdiste për atdheun”, është shprehur ajo ndër të tjera.