Një foshnjë ka lindur në Alepo të Sirisë, mes rrënojave që solli tërmeti në juglindje të Turqisë. Nëna e bebit ka humbur jetën nën rrënoja, ndërsa i porsalinduri është nxjerrë me nxitim për t’u çuar në një vend më të sigurt.
Goditja e parë ishte 7, 8 ballë e pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7,5 ballë. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. kipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mund të shkojë në mbi 20 mijë. Numri aktualisht qëndron në tre mijë e 400, dhe OBSh-ja pohon se ky numër mund të jetë tetëfish.
Shiko videon më poshtë:
The moment a child was born ? His mother was under the rubble of the earthquake in Aleppo, Syria, and she died after he was born , The earthquake.
May God give patience to the people of #Syria and #Turkey and have mercy on the victims of the #earthquake#الهزه_الارضيه #زلزال pic.twitter.com/eBFr6IoWaW— Talha Ch (@Talhaofficial01) February 6, 2023