Edi dhe Rifadija janë ndër ata zëra që i kanë sjellë publikut bashkëpunime të shumta të cilat dëgjohen ende pavarësisht se a janë të reja apo më të vjetra. E pavarësisht se koha kalon, vitet për këta dy zëra të mrekullueshëm siç duket janë kthyer për së prapthi.
Ata po ashtu cilësohen edhe si një çift simpatik, ku shpesh janë komentuar për fizikun e tyre. Dyshja janë prindër të tre fëmijëve, duke mos munguar shpeshherë me imazhe të ndryshme në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”. Me lumturinë që kanë së bashku, në çdo imazh reflekton pozitiviteti i tyre si familje. Mos të harrojmë, që të dy kudo që marrin pjesë e ndezin atmosferë me zërin e veçantë po ashtu nuk ndale edhe duke publikuar këngë të ndryshme muzikore.
Shiko foton: