Sara Hoxha, është blogerja e famshme nga Shqipëria, mirëpo, për publikun e gjerë ajo u bë e njohur, që kur e zyrtarizoi lidhjen me saj me reperin e njohur, Ledri Vula.
Tani çifti në fjalë janë duke jetuar ditët më të bukura të jetës së tyre bashkë me të bijën e tyre, Poem Blue.
E kohëve të fundit, Sara është bërë pjesë e emisionit ‘Dancing ëith the stars’, në Shqipëri, ajo është parë duke bërë vallëzime goxha provokuese me balerinë të zgjedhur nga produksioni i këtij spektakli.
Edhe pse po është shumë aktive në vallëzim, Sara duket se veç ka shtuar peshë, ajo ka publikuar një video ku tregon barkun e fryrë.
“Njerëzit: Sara sa je dobësuar, sa kile ke tani? Unë:”, ka qenë përshkrimi që Sara i ka bërë videos, duke e shfaqur barkun e saj të fryrë.
A ju ka fryrë barku nga ngrënia e tepërt e ushqimit apo është shtatzënë vërtetë Sara, këtë do ta kuptojmë ndoshta në postimin e radhës të saj.
Sidoqoftë, ka kohë që është përfolur për një fëmijë të dytë mes çiftit simpatik të show bizit shqiptar.
Shiko videon: