Me siguri se të gjithë juve ju kujtohet skeqi i famshëm i stupcave “Se unë ty të dahuroj, Adelinë moj Adelinë”, në të cilët Islami, rolin e të cilit e luan Vedat Bajrami, pas shumë vuajtjesh që në skeqet paraprake, e takon idolin e tij Adelina Ismailin.
Në këtë skeq ndodh ajo që nuk e prisnin shikuesit, pra ‘momenti historik’ i Islamit. Si punonjës i një kompanie pastrimi, kur e takon Adelinën, ngjallën emocione aq të forta, sa që vetëm një poet i madh do të dinte t’i përshkruante ato emocione.
Por, skeqi merr një kahjte tjetër, jo atë të tregimeve që shpesh e dëgjojmë “dhe në fund jetuan të lumtur”, por me një përfundim, të cilin kemi pasur rastin ta shohim vetëm nëpër telenovelat turke.
Për të gjithë ata që ende nuk e kanë parë këtë skeq, por edhe për ata që e kanë parë, ia vlenë të shikohet përseri kjo kryevepër e Vedatit të Stupcave.