Vëllau i Madh u dha një sfidë banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip Albania, ata së pari duhet të bënin ushtrime palestre pastaj të behen pjesë e lojës me litar qe u organizua ne oborrin e shtepise.
Banorët u ndanë në dy grupe ndërsa grupet i kanë ndarë trajneret e fitnesit në grupin e parë ishin Luizi, Olta, Dea, Ervisi, Shpati, Jori, Fotini. Ndërsa grupi i dytë ishte Qetsori, Armaldo, Sabiani, Kristi, Keisi dhe Kiara dhe grupi qe fituan ishte grupi i dytë, pra grupi i Luizit humbi.
Por, këtë Luizi e arsyetoi bukur ku tha se e lëshoi vetë lojën pasi donte që të fitonte grupi tjeter ku ishte Kiara pjesë e saj, ndersa Kiara vendosi vete te jete pjese e grupit ku nuk ishte Luizi pasi ishte banorja e vetme qe mund te zgjedh me cilin grup te shkoj.
Grupi fitues do të ketë një avantazh në lojë të shtunën ndërsa nuk dihet se cili do jetë avantazhi por mbetet te presim deri nesër në Prime që ta mësojmë nese do jete ndonje avantazh i forte./InfoKosova/