Manuela De Santi u bë nënë në moshën 42-vjeçare pa dijeninë e saj. Ditët e fundit ajo shkoi në spitalin në Caserta për shkak të dhimbjeve të forta të barkut, por pas kontrolleve të mjekëve ajo zbuloi se ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, shkruan pemajetes.com.
Pas disa ditësh, ajo lindi një vajzë me prerje cezariane më 19 tetor të këtij viti në spitalin Sant’Anna dhe San Sebastiano. Kjo ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për 42-vjeçaren dhe partnerin e saj Elia. “Ne kemi qenë së bashku për 13 vjet. Ai kishte një fëmijë tjetër me partnerin e tij të mëparshëm” dhe pavarësisht se u përpoqëm, “tani kishim hequr dorë si çift”, tha ajo. /Pemajetes.com
Shiok videon e më poshtme për të mësuar më shumë: