Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza, para pak javëve ka pasur një gëzim të madh. Ajo ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar, shkruan pemajetes.com.
Dasma e madhe e djalit të Shkurte Fejzës u komentua shumë dhe mori vëmendje të madhe. Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza së fundmi ka publikuar edhe projektin e ri muziokr, i cili i dedikohet nuses së djalit dhe premierën e pati në martesë.
Dëgjo këngën e saj në videon më poshtë:
Shkurtja edhe pas kësaj kohe ka qenë aktive në profesionin e saj. E, sot ajo ka vendosur të niset për Zvicër. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj, Gresa, e cila ka publikuar një foto bashkë me Shkurtën. “Rrugës për Zurich”, ka shkruar Gresa. /Pemajetes.com