Një video e publikuar nga Daily Mail, tregon një moment tejet të sikletshëm të një zonje, tek sa po mundohej të parkonte veturën e saj. Kjo video është xhiruar nga disa persona që gjendeshin në ndërtesën për ballë, të cilët dëgjohet se po argëtoheshin për aftësinë e saj të ngasjes, shkruan pemajetes.com.
“Gratë shofere, gratë shofere”, dëgjohen ata duke thënë në video, të përcjellë nga të qeshura me zë të lartë. “Ajo ka goditur veturën e zezë tri herë”, dëgjohet tjetri, tek sa shikojnë përpjekjen e saj për ta parkuar veturën.
Në video shihet se ajo përpiqet disa herë për ta parkuar veturën, por si duket nuk ka marrë trajnimin e mjaftueshëm për ta menaxhuar hapësirën si dhe distancën ndërmjet veturave, ose siç thonë tek ne, për të marrë harkun e nevojshëm.
Asaj iu deshën hiç më pak se 30 minuta kohë, për ta parkuar veturën e saj. Pasi ajo ia doli, djelmoshat që e xhiruan, dëgjohen duke brohoritur për të që më në fund ia doli, pas dhjetëra përpjekjeve.
Komentet në këtë video ishin të shumta. “Mos thoni ‘femrat shofere’. Unë kam hasur në shumë shoferë meshkuj që e ngisnin veturën në mënyrë të tmerrshme”, thotë një komentuese. /Pemajetes.com