David Winkler ka qenë së bashku me dy fëmijët e tij duke vozitur në një autostradë të Hungarisë, kur pa dashje e ka zënë gjumi. Për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe rrëzoi barrierat për të përfunduar në barë, ndërsa 43-vjeçari nuk u zgjua prej gjumit.
Megjithëse humbi kontrollin teksa ishte me afro 150 kilometra në orë, makina ka pësuar vetëm dëme të vogla, ndërsa asnjëri prej udhëtarëve nuk është lënduar. Filmi i realizuar prej kamerave të veturës, është shpërndarë nga vet Winkler, për të rritur vetëdijen mbi vozitjen në gjendje të lodhur dhe mundësinë e fjetjes mbi timon.