Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka arritur që ta shpëtojë një trevjeçare nga rrënojat 10 ditë pas tërmetit. Lajmi u konfirmua nga shoqata përmes një njoftimi në Facebook, të cilët kanë publikuar edhe pamje nga momenti i shpëtimit të vajzës.
“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas termetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se më shumë se tetëmijë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që ofruan mbështetje pas tërmeteve të dyfishta vdekjeprurëse. Ai tha gjithashtu se një numër i madh prej mbi 81 mijë personash, që u lënduan nga tërmetet, janë liruar nga spitalet, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.
Video më poshtë: