Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor. Kështu bëri të ditur guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya. Ai shkroi në Twitter se të lënduarit janë duke u trajtuar në spitale.
Këngëtari kosovar, Shpat Deda, po qëndron në Stamboll, aty ku pasdite ndodhi një shpërthim i fuqishëm, duke lënë dhjetëra persona të vrarë e të plagosur. Ai ka publikuar një video në Twitter menjëherë pas shpërthimit, duke shkruar: “Po ndodh tani në Taksim në Stamboll përballë hotelit ku po qëndroj. Një bombë u dëgjua më herët dhe ka raportime për njerëz të plagosur dhe/ose të vdekur”, ka shkruar Deda.
Shiko videon më poshtë:
Happening now in #Taksim in #Istanbul in front of the hotel I am staying in. A bomb was heard earlier and there are reports of people injured and/or dead #Turkey pic.twitter.com/fQzEdXza12
— Shpat Deda (@ShpatDeda) November 13, 2022