Nëse vitin e kaluar dilemat e Donaldit ishin kryefjala e “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli është kryefjala e BBVA2, të paktën për momentin. Gjithë vëmendja në rrjete sociale që prej fillimit, e që arriti kulmin pas diskutimit për gjendjen e tij shëndetësore, është përkthyer në rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve.
Që prej spektaklit të kaluar, ku Luizi numëronte afro 40,000 ndjekës, Instagramit të tij vetëm po i shtohen ndjekësit. Në më pak se 48 orë, numëron tashmë më shumë se 100,000 followers. Duke marrë në konsideratë që fansat i kanë çuar mesazhe me dron e parashutë, duket se trendi i rritjes së ndjekësve do të vazhdojë. Sidoqoftë, kjo mbetet për t’u parë. Luizi është i paparashikueshëm; nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë…tjetër.
Shiko foton më poshtë: