Maroko ka shkruar historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhtën Portugalinë me rezultat, 1:0. Golin e fitores për Marokun e shënoi Youssef En Nesyri. Ai realizoi me kokë në minutën e 42-të, transmeton Korrespodenti.
Pas fitores së madhe ndaj Portugalisë dhe kalimit të marokut në gjysmëfinale, futbollisti Sofiane Boufal e ka festuar fitoren me nënën e tij, e cila ishte e pranishmenë stadium për ta shikuar ndeshjen e të birit. Ditë më parë, pasi Maroko kishte eliminuar Spanjën, trajneri Kosovar Ismet Munishi kishte uruar lojtarin maroken duke shkruar se “Xheneti është nën këmbët e nënës”.
Edhe teologu i njohur Musafë Bajrami, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka bërë një reagim lidhur me festimin e lojtarëve maroken me nënat e tyre.
“Po del e vërtetë: Me i pas marrë gratë me vete marokienët s’kishin me mujt me arritë këtë sukses. Po, i morën nanat, dhe ja Maroku në gjysmëfinale! Përhajr shqiptarë…!”, ka shkruar Bajrami. /Korrespodenti