Tashmë janë bërë të ditur edhe 14 banorët e parë të shtëpisë më të famshme në vend – Big Brother VIP Kosova. Në fakt, brenda shtëpisë janë 15 banorë, mirëpo numërohen si 14 sepse çifti Urimi dhe Alisa cilësohen si një banor i vetëm.
Banorët kanë nisur sot ditën në shtëpi, të relaksuar nga një mbrëmje shumë emocionues dhe pak të hutuar teksa akoma po akomodohen brenda një ambienti komplet të ri – 24 orë nën vëzhgimin e kamerave. Teksa disa prej tyre po bëheshin gati të gatuanin, banorët nuk mund ta lëshonin shporetin dhe të gjithë mblidhen ‘për t’i rënë në fije’. Ndiqni më poshtë videon nga momenti i shkëputur brenda shtëpisë. /Prive.al
Shiko videon më poshtë: