Prishtina Weather ka njoftuar se sot pasdite mund të ketë rrebeshe shiu dhe bubullimë.
Ditën e hënë ndryshim i situatës. Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës mund të formojnë shtresë dëbore edhe përgjatë pjesëve të ulëta nga rrafshi i Kosovës. Ditën e martë me kthjellime, e të mërkurën reshje bore në mëngjes duke u përzier edhe me reshje shiu deri në mesditë.
Cilësia e ajrit mund të ketë përmirësim në fundjavë, ku kalon në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm në periudha qetësie vlerat e çastit rriten në të dobëta.
11.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.
12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.
13.12 – Ngrica në mëngjes. Ditën më shumë diell.
14.12 – Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi. Ditën kryesisht me vranësira.
Temperaturat të larta në fundjavë, deri 13C e 14C maksimalet, e në fillim të javës zbresin në 2C e 3C. Minimalet të martën zbresin edhe deri në -4C.
Në fundjavë era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-11m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në verilindore, ku frynë me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale në fundjavë.