Numri i familjeve shqiptare që jetojnë në varfëri janë të panumërta. Gjashtë pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji. “Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam para t’i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar borxhe”, shkruan pemajetes.com.
Varfërinë e tejskajshme e kanë kuptuar edhe fëmijët, e kryesisht djali i madh Eri, i cili është në klasë të katërt e detyrohet të bëjë punë të rënda për të siguruar bukën e gojës. “Do ta ndi mojmë mamin, s’kemi për të ngrënë. Nuk kemi po mos ndihmuam. Detyrat i bëj jashtë se nuk kam drita, na i kanë ndërprerë se nuk kishim lekë t’i paguanim”.
Shiko videon:
E kryesisht djali i madh, i cili është në klasë të katërt detyrohet të bëjë punë të rënda, për të siguruar bukën e gojës. Të ardhurat e vetme që ka familja është ndihma ekonomike ku me të detyrohet të paguajë autobusin për të dërguar fëmijët në shkollë. /Pemajetes.com