Britania e Madhe është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat kanë arritur deri në 10 gradë nën zëro. Akulli ka pushtuar vendin, ndërsa është urdhëruar mbyllja e shkollave. Daily Mail shkruan se të paktën 4 persona kanë ndërruar jetë në aks idente të shkaktuara si pasojë e akullit në rrugë.
Tre automjete u përplasën në East Kilbride, Skoci, duke lënë të v dekur një person, dy persona të tjerë v diqën në Cornwall, ndërsa një person me biçikletë u përplasen nga një makinë pasi humbi kontrollin si pasojë e akullit në rrugë. Ndërkohë, moti i ftohtë është shoqëruar edhe me ndërprerjen e energjisë në disa zonë.
Megjithatë, kjo situatë nuk pritet të kalojë shpejt, pasi meteorologët kanë parashikuar edhe reshje dëbore në ditët në vijim.