Një tjetër mrekulli ka ndodhur në Turqi, ku tetë ditë pas tërmetit shkatërrues , njerëzit vazhdojnë të dalin të gjallë nga rrënojat. Buzëqeshjet u rikthyen sot nga shpëtimi i një vajze 10-vjeçare e cila u “varros” në rrënojat e një pallati 11-katësh.
185 orë pas tërmetit vdekjeprurës, e vogla Ayca Cebni doli e gjallë nga rrënojat, falë punës së palodhur të ekipeve të shpëtimit që po vazhdon prej ditësh. Sipas mediave turke, Ayca është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në spital, ku po trajtohet. Kujtojmë se më shumë se tetëmijë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që ofruan mbështetje pas tërmeteve të dyfishta vdekjeprurëse.
Shiko videon duke klikuar KETU.