Tre persona me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë nën rrënoja, pas dy tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës. Euronews Albania raporton se bëhet me fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre, trupat e të cilëve janë gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së sotme dhe janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e kërkim shpëtimit.
Mësohet se ata janë gjetur në qytetin e Kahramanmarash, një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragji. Deri më tani nuk bëhet me dije identiteti i tyre. Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit nga autoritetet turke, numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi është 7108, ndërsa të lënduarit janë 40910. Në Siri, numri i të vdekurve, sipas raportimeve të fundit të Aljazeera, është 2,530. Në total, të vdekurit tani i kalojnë 9600 (9638), ndërkohë që nuk ka shifra për të zhdukurit.
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 7266. Ndërsa deri tani numërohen mbi 35 mijë të plagosur. Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka njoftuar mbrëmjen e sotme se nga tërmetet kanë humbur jetën të paktën 5434 persona dhe janë lënduar 31777. Raporti i fundit i autoriteteve turke e çon numrin e përgjithshëm të viktimave në Turqi dhe Siri në 7266.