Këngëtarja Shyhrete Behluli ishte e ftuar në emisionin “Libero” në ATV. Ajo në këtë emision tregoi se si ishte pritur nga familja e burrit pasi ishte martuar, në veçanti, nga vjehrra e saj, transmeton atvlive.tv.
“Më pritën shumë mirë. Isha nusja ma e madhe, vjehrra më donte shumë. Thoshte ‘Mos i laj enët ti se tu prishen duart. Nuk me linte asnjëherë me i la enët. Më vinte keq, unë jo që punoja ndonjë punë ku me ditë çka, edhe pse mu nuk më kish a me punu punë të shtëpisë, se e kisha gjyshen e re, e kisha nanën, gruan e agjës, unë veç me këndu, me dal, nuk ishte mendja e jeme te punët e shtëpisë”, tha Shyhretja.
Shiko videon e më poshtme për ta dëgjuar rrëfimin e saj të plotë: