Ngjarje tragjike në Britani. Një i ri shqiptar, ka humbur jetën. Sipas raportimeve, ai është djegur brenda një shtëpie bari. Shtëpia e barit ka marrë flakë, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. Një grup hetimor po punon për identifikimin e viktimës që sipas raportimeve paraprake është një i ri shqiptar që kujdesej për shtëpinë e barit.
I ru shqiptar që humbi jetën pasi shtëpia ku banonte u përfhi nga flakët, është Mariglen Ruçi nga Librazhdi. Mësohet se i ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi. Ky i fundit ka bërë të ditur edhe lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.
“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime”, shkruan Flamuri. Mesazhe ngushëllimi i kanë ardhur vëllait edhe nga bota e sportit. ” Familja jonë e madhe i gjendet pranë në këto momente të vështira mesfushorit tonë Flamur Ruçi! Fatkeqësia e tij është edhe e jona, u prehtë në paqe vëllai jot”.
Sipas dyshimeve të para, i riu ndodhej në një ‘shtëpi bari’ e cila është përfshirë nga flakët dhe ai nuk ka mundur të shpëtojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 dhjetorit. Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.