Gazeta Sinjali më parë raportoi për një rast të dhimbshëm që ka ndodhur në Podujevë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një ataku në zemër. Sinjali mëson se i riu është 18-vjeçari, Amin Lushaku. I ndjeri fillimisht ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe më pas është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ka ndërruar jetë.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar dhe familjarët përmes rrjeteve sociale. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.
“Amin vllau jem zoti t’shperbleft me xhenet shume shpejt ike m’le vet une sod pritsha me shku n’pun bashk bre pse m’le tedua shum vllau jem “, ka shkruar i pikëlluar në rrjetin social në facebook vëllau i tij.