U mblodhën 67 mijë euro për shërimin e vajzës së saj, nëna e Rina Latifit falënderon donatorët.
Kishte një mobilizim të jashtëzakonshëm për të mbledhur shumën e nevojshme.
Dhe fatmirësisht, ia dolën. U siguruan plot 67 mijë euro për shërimin e Rina Latifit nga Podujeva.
Ekipi i lajmi.net qëndroi gjatë ditës te familja e saj, për të mësuar gjendjen e saj e për të kuptuar se si e kanë përballuar këtë situatë.
“Kam qenë e mërzitur, e stresuar, për shkak të çikës.
Rina është pak më mirë, rrezikun e ka kalu.
E thash, kam qenë e stresuar, po me shpresë te i madh Allah që, do të përmirësohet”, tha ndër tjerash ajo.