Krisje duket të ketë edhe mes një prej çifteve të njohura të rrjeteve sociale, Valdet e Valdrina.Llogaria e tyre e përbashkët është tashmë me emër të ri. Profili figuron vetëm me emrin e Valdrinës e cila ka reaguar publikisht.
Ajo iu ka sqaruar ndjekësve se ky nuk është një rreng apo shaka. “Nuk du me iu thënë as po, janë të vërteta apo jo. Nuk jam mësuar me iu gënjy. Situata ka eskalu pak, pak si shumë. Në fakt jam shumë mirë por po më vjen keq mos me iu lajmëru juve.” – dëgjohet duke thënë ajo.
Blogerja Valdrina ka bërë reagime të reja në Instagram mbi krizën që po kalon me ish të dashurin e saj, Valdetin. Në një postim të publikuar në llogarinë e saj, Valdrina u premtoi ndjekësve që këto ditë do të tregojë të gjithë rastin dhe të gjitha gjërat që kanë ndodhur mes saj dhe Valdetit.
“Hej njerëz! Kom vendos këto ditë: (Ju tregoj saktë kur dhe në sa ora) me hy live dhe me fol me juve për krejt ketë rastin edhe senet që kanë ndodhur”. “Ju dua! Faleminderit për krejt këto fjalë dhe mesazhet,” shkroi Valdrina në postimin e saj. Më poshtë mund ta lexoni të plotë.