Ish-Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe ekonomisti i njohur kosovar, Safet Gërxhaliu, ishte lakuar si emër për një afer vite më parë e cila del të jetë e pavërtetë. Shkrimeve të asaj kohe iu është përgjigjur vet Gërxhaliu në emisionin “Libero” në ATV, duke prezentuar një portret familjarë me gruan dhe fëmijët e tij.
“Kur je një persion medial duhet të aktivizosh mekanizmin mbrojtës. Në këtë drejtim do të thotë çdokush ta falë çdo gjë por suksesin nuk ta falë. Një ditë në një takim me komisionin më vjen një mesazh i cili thotë shiqo “portalet ta kajtën nënën”, i kam kërkuar falje delegacionit evropian, e kam parë “Gërxhaliu braktisë familjen, martohet me një femër të re”, tha Gërxhaliu.
“Kjo është gruaja jem, këta janë fëmijët e mi” tregon Gërxhaliu nga fotoja në sfond duke demantuar si të pavërteta raportimet e asaj kohe.
Për më shumë shini videon në vijim: