“Ua sa turp, akoma…”- Fansat e “kryqëzojnë” në rrjet, Kiara bën lëvizjen e menjëhershme.
Luizi dhe Kiara janë çifti i momentit, teksa ndiqen përgjatë gjithë kohës nga fansat. Pas disa ditësh që i kaluan të ndarë, çifti ka tashmë është ribashkuar. Luizi ka mbyllur turin në SHBA dhe është rikthyer në Tiranë, teksa e pret partnerja e tij.
Por teksa dyshja duket se po jeton ditë të arta, fansat nuk i lënë të qetë. Shkak këtë herë janë bërë fotot e vjetra që moderatorja kishte në Mykonos. Foto nga vera e 2022 nga pushimet luksoze, në të njëjtat data dhe të njëjtat vend me djalin e një biznesmeni konfirmuan lidhjen që u mohua nga moderatorja.
Fotot nga ishujt luksoz të Greqisë u “bombarduan” me komente nga fansat që i bënë thirrje t’i fshinte. Të shumtë në numër ishin edhe ndjekësit që i bënë thirrje Luizit t’i shihte fotot e t’i tërhiqte veshin Kiarës.
Madje, mjaft vigjilentë, ndjekësit kujtuan momentin nga shtëpia e BBV kur Luiz Ejlli paragjykonte vajzat e ekranit se shkojnë me partnerët në pushime luksoze dhe e mbajnë të fshehtë.
“Ua sa turp, akoma i mban fotot me Ronin”, komentoi një ndjekës.
“Luizi diskutonte një ditë në BBV këtë temë, kur shkojnë gocat e ekranit në pushime valle kush i bën fotot. Kiara i tha boll, mos fol më. i ka djegur Kiarës. Secili ka jetën e vet, por po habitem me Luizin”, shkroi një tjetër.
“Luiz pyetje Kiarën se kush ia sponsorizoi këto pushime”, shkruan një tjetër ndjekës.
Menjëherë pas komenteve, duket se Kiara ka zhdukur fotot nga Instagram, pasi nuk rezultojnë më në profilin e saj.
Prej disa javësh, Luiz Ejlli ishte i pranishëm në SHBA, aty ku mbajti koncerte për shqiptarët që e duan atë dhe muzikën e tij. Mungesa e Kiarës u vu re nga të gjithë, e për ta justifikuar, Luizi tha se partnerja e tij kishte angazhime të tjera, ndaj nuk mund të vinte. Por, mesa duket Kiara nuk e la dhe aq vetëm Luizin. Në rrjet ka qarkulluar një foto ku shihet Luizi me tezen e Kiarës dhe burrin e saj.
Ato shihen në një lokal në SHBA, e Luizi shfaqet shumë i buzëqeshur krah tyre. Këngëtari ka arritur të krijojë një raport shumë të mirë me familjen e Kiarës. Nuk dihet nëse tezja e Kiarës shkoi në SHBA në të njëjtën kohë me Luizin apo kishte shkuar më parë. Këngëtari Luiz Ejlli i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve lidhur me marrëdhënien që partnerja e tij, Kiara Tito ka me nënën e këtij të fundit.
Mungesa e nënës së tij në ceremoninë e celebrimit dhe daljet publike të Kiarës me nënën e këngëtarit kanë bërë që dyshimet të shtohen se marrëdhënia e tyre nuk është aq e mirë, por vetë Luizi ka vendosur “pikat mbi i” gjatë një turi koncertesh në Amerikë. Luizi ka përformuar një këngë ku në fokus kishte Kiarën dhe nënën e tij, ku citonte: “Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon”.
Pas gati 1 javë që ishte në New York dhe shumë kërkesash nga ndjekësit, Luizi publikoi më në fund një foto të tijën me motrën dhe kunatin. Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, këngëtari ka treguar se ka takuar jo vetëm motrën por edhe bashkëshortin e saj me të cilin u përfol disa kohë më parë se ai dhe Luizi nuk kishin një raport të mirë me njëri-tjetrin.
Krahas fotos ku ata shfaqen shumë të lumtur krahë njëritjetrit, fituesi i BBV shkruan: “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”.
Në fotografinë e shkrepur mungon nëna e këngëtarit. Marrëdhëniet e brishta mes familjarëve, duket se vijojnë, ndonëse tashmë raportet janë sistemuar. Mamaja e Luizit, gjendet në familjen e motrës, megjithatë ajo ka preferuar mos të jetë pjesë e fotos. Ashtu si këngëtari u shpreh kur ishte pjesë e lojës, ëndrra e tij më e madhe ishte ta fitonte “Big Brother” dhe të kishte mundësi të merrte nënën e tij dhe të jetonte së bashku me të në Tiranë.