Ka ndërruar jetë nëna e reperit Unikkatil. Lajmin për vdekjen e saj e ka njoftuar vëllai i reperit përmes një postimi në Instagram. Ai bëri me dije se e ndjera vdiq në natën e Krishtlindjeve, njofton Klankosova.tv.
“Nana jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thojnë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë!Lamtumira e fundit i ipet te restauranti Fenix në Klinë të Marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13: 00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”, ka shkruar vëllai i Unikkatil-it në njoftimin në Instagram.
Njoftimi i tij i plotë: