Të mërkurën, moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, i njohu për publikun si Labi, ka festuar ditëlindjen e vajzës, ku me këtë rast i ka dhënë asaj një urim tejet emocionues.
Moderatori Labinot Gashi, përveç angazhimeve në punë është edhe një baba shumë i përkushtuar për familjen. Ai me martesën me Qëndresën, e cila kishte pasut një vëmendje të jashtëzakonshme nëpër mediat rozë në kohën kur kishte ndodhur, kanë një vajzë Rroan. Të mërkurën, pra me 21 të këtij muaji, katër vite jeta e tyre morri tjetër kuptim, me ardhjen e vajzës në jetë, shkruan Kosovarja.
Pamje nga ditëlindja e vajzës së Labit:
Ky ishte urimi i Labit për të voglën e tyre: “Sot katër vjet ardhja jote në jetë e ndryshoi jetën tonë, e unë Rroa të premtoj që sot e përgjithmonë do të festoj me ty, do të qaj e do të qesh me ty gëzim që ma mbush zemrën plot”.