Brenda familjes së të moshuarës në Pejë të Kosovës mbizotëron ende shoku për atë çfarë ndodhi. Për A2 CNN rrëfejnë gjithçka të përjetuar, në episodin e dhunës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”, që tronditi mbarë opinionin publik.
“Kom ec deri në shpi e kom thirrë bashkëshortin dhe jemi shku menjëherë. S’mujsha me besu që me të vërtetë mundet me ndodhë diçka qashtu. Qysh ka mundësi një 70 -vjeçare, e sëmurë, me e rrethu 3-4 hijena, njana me majtë, tjetra mi mshu, me bo humor, mi incizu. A kanë zot more. Ka me shku deri në fund. Nuk kam besim më në kërkënd hiç. Ka me nejt me mu derisa na dyja jemi bashkë. E kom hup besimin”, thotë vajza e të moshuares.
Shiko videon:
Qytetarët e Pejës kërkojnë dënimin maksimal për autoren e episodit të dhunës ndaj të moshuarës, si dhe për pjesëtarët e tjerë të stafit që nuk bënë asgjë për ta ndaluar.
Për rastin e dhunës dhe të trajtimit çnjerëzor, policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona: Aurona Pelaj autore e dhunës, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.
Kundër tyre u mbajt dhe seanca gjyqësore, ku prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë.