Për 105 ditë e mbyllur në Its my home, Kri Gorasi ka fituar çmimin e madh. Vajza nga Shqipëria për 105 ditë të qëndroj e mbyllur në Its my home. Ajo arriti të fitoj zemrat e publikut. Me vota të publikut ajo arriti të fitojë çmimin e madh, një banesë. Kri kishte deklaruar se ka jetuar në një jetimore.
Ajo zbuloi se dëshira e saj më e madhe është të hapë një jetimore të madhe në Tiranë dhe të gjithë fëmijët që do të qëndrojnë aty të mos ndihen të paragjykuar. “Unë kam dëshirë të hap një jetimore shumë të madhe në Tiranë dhe të marr të gjithë njerëzit që janë rrugëve. Unë mendoj se fëmijët kanë nevojë për t’u rritur mirë dhe të mos ndihen të diferencuar. Nuk duhet të thuash që ky është në jetimore, oh sa gjynah. Këto paragjykime mua më kanë ndjekur gjithmonë”, kishte treguar Kri.
Shiko videon më poshtë: