Valon Syla: As shkenca e as unë nuk e kemi vërtetu që Zoti ekziston.
Gazetari Valon Syla, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, tha se ai është agnostik pasi që, sipas tij, as shkenca nuk ka arritë ta vërtetojë ekzistencën e Zotit.
Ai thotë se i ka lexu të gjitha librat fetarë, të cilët nuk kanë arritur ta bindin që të besojë në ndonjërën nga to.
“Problemi është se unë nuk jam fetar. Pra nëse dikush me pyet a kam fe, unë nuk jam person fetar, sepse i kam lexu të gjitha librat fetar dhe nuk kanë arritë të më bindin.
Zotin, as shkenca e as unë , nuk mund ta argumentojmë a është apo s’është. Unë jam agnostik.
Unë e shoh se librat fetarë kështu si janë, nuk mund të jenë, pra nëse e shohim nëse bota u kriju për 7 ditë, besoj që jo, nuk u kriju bota për 7 ditë sepse shkenca këtë e ka vërtetu”, tha Syla.