Sot mes lotëve u varros Florentina Behrami në Dubovc, studentja nga Vushtrria e cila vdiq dje, raporton Gazeta Online Veriu.info.Florentina ndërroi jetë dje pasi disa ditë më herët u godit nga vetura derisa po kalonte rrugën.
E reja u goditë nga vetura disa minuta pasi kishte nënshkruar kontratë pune në një nga bankat e Kosovës.22-vjeçares sot ju dha lamtumira e fundit teksa familja e saj vendosi ta falë gjakun.
Kështu bëri të ditur hoxha Fatmir Latifaj i cili mori pjesë në ceremoninë e varrimit, shkruan Jepi zë.
“Familja Behrami nga Dubofci fal gjakun e Florentina Behramit”, shkroj Latifaj.