Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Halilaj për vdekjen e Hasan Halilaj, babait të dëshmorit Ragip Halilaj.
“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin se babai Ragipit, baci Hasan, ka kaluar në amshim. Një baba dëshmori i cila dha një pjesë të shpirtit për lirinë e vendit tonë. Dha më të dashurin e tij, të birin, për atë që sot ne e gëzojmë, Kosovën e lirë.
Baballarët e dëshmorëve nuk po vdesin, ato po shkojnë në përjetësi tek më të dashurit e tyre, tek dëshmorët e kombit të cilët nuk kanë vdekur, kanë lindur në përjetësi me rastin e sakrificës për lirinë e atdheut”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.
Dëshmorët medoemos frymëzimin e morën nga familja, nga trungu i tyre, nënat dhe baballarët që dashurinë ndaj fëmijëve e sakrifikuan për dashurinë ndaj Atdheut të tyre.
Ngushëllime familjes Halilaj, mbahuni të fortë!