Ka vdekur njëri nga personat e dashur dhe të respektuar në Mitrovicë. Bajram Fejza është qytetari që ka vdekur sot, ndërsa lajmin përmes një postimi e ka bërë të ditur biri i të ndjerit, Sami Fejza, shkruan Jepi zë. I ndjeri ka qenë edhe praktikues i fesë islame, ndërsa mbahet mend edhe për zërin e tij të bukur gjatë thirrjes së ezanit.
“Qofsh prej banorëve të Xhennetit baba jonë! Sonte ndrroi jetë baba jonë, Bajram (Fazli) Fejza. Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.”, kanë njoftuar familjarët përmes një postimi në facebook. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Shipol, ku funeralit niset nga xhamiar e Shipolit tek varrezat në ora 12:00 me kohë të drekës. Me të marrë lajmine dhimbshëm, familjarë dhe miq të shumtë i kanë shprehur ngushëllime familjes Fejza.
Njoftimi i plotë: