Vedat Bajrami e “thumboi” nga Dubai duke ia përmendur Sheikët, Xhulina Nura i kundërpërgjigjet “pastër”. Ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale. Përmes disa fotografive të publikuara, ku vëmendjen e merr përshkrimi, Xhuli i ka reaguar Vedatit, shkruan “Kosovarja”.
“Vriti ata me mirësi”, shkruan në përshkrimin e postimit të Xhulit. A mendoni se i ka bërë diss Vedatit? Ish konkurrentët e Big Brother Kosova, Vedati dhe Xhuli kanë qenë kryefjala e shtëpisë më të famshme.
Dyshja ka pasur debate të ashpra me njëri-tjetrin. Ndër debatet më të shpeshta të tyre ishte heroizmi në luftën e fundit në Kosovë, ku në darkën e të nominuarve Vedati e kishte quajtur Xhulin “komandate të Dubait”.
Pas kësaj deklarate Xhuli u revoltua shumë dhe nxiti debate brenda dhe jashtë shtëpisë. Pas daljes nga shtëpia Vedati aktualisht po qëndron në Dubai, me anë të një postimi në Instagram ai e ironizojë Xhulin.
Deklarata e Vedatit kundrejt Xhulit, derisa këtë të fundit e ka quajtur “Komandante të Dubait”, duke iu referuar stilit të shtrenjtë të jetesës që bënë kishte ngjallur reagime edhe nga jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. E shpejtë në reagim është treguar këngëtarja Leonora Jakupi, e cila një gjest të tillë e ka konsideruar si të patolerueshëm.
“Ofendimet ndaj një gruaje janë të patolerueshme, Juliana Nura”, ka shkruar Leonora në një fotografi të ndarë nga darka e të nominuarve, ku shihet Xhuli.
Pos, Leonorës në mbrojtje të Xhulit ka dalë edhe artisti i njohur i flokëve, Kaci Lleshi, i cili një gjest të tillë e ka cilësuar si të turpshëm. “Oh burrat e shpis mat madhe Kosov, nuk kom fjal.. Marre. Bravo Xhuli”, ka shkruar Kaci.