Reperi i njohur, Getinjo muaj më parë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova. Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Vivien po e shijon jetën pas daljes nga shtëpia me e madhe në vendin tonë. Ajo gjatë qëndrimit në këtë shtëpi gjeti edhe dashurinë e jetës. Vivien u lidh me reperin kosovar, Getinjo.
Getinjo dhe Vivien duket se tashme jane ta pandashem edhe pse para pak dite u perfolen per ndarje Vivien kishte rregulluar thonjet me shkronjen e pare te emrit te Getinjos duke e publikuar kete foto edhe ne Instagram per te shuar keshtu dyshimet per ndarje pas lajmeve.
Çifti i krijuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Vvivien dhe Getinjo duket se janë duke ia kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin. Mes lajmeve për ndarje apo shtatzëni, lidhja e tyre vazhdon të jetë e fortë dhe “festa” vazhdon edhe jashtë shtëpisë.
Sot, Vivi feston 30-vjetorin e saj dhe i pari që e ka uruar publikisht ishte parnteri, Getinjo. Me një foto të tortës së ditëlindjes, me qirinjtë me numrin 30, reperi i shkruan fjalët më romantike që kemi dëgjuar prej tij, t’i drejtohen një vajze.
“Më shumë jetë e lumturi së bashku zemra ime”- shkruan Geti krahas postimit, ku tregon se këtë ditë po e festojnë bashkë. Ndryshe, Vivien ka marre urime te shumta nga miqte, familjaret dhe fansat qe krijoi sa ishte pjese e shtepise se Big Brother Vip Kosova por edhe nga fansat e Getinjos.