Dy persona janë goditur nga një veturë në Prishtinë mëngjesin e së hënës afër diskotekës “Gate Club” në Fushë Kosovë.
Një video që është publikuar tregon këtë moment që tash rasti është iniciuar për një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”.
Pamje të rënda, vetura qëllimshëm godet dy persona afër diskotekës “Gate Club” – Insajderi
Dy personat e goditur kanë marrë lëndime për të cilat ishte e nevojshme trajtimi mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
”Ndëridhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”.Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor”, ka thënë Borovci.