Fqinjët e autorit dhe viktima të krimit të rëndë të regjistruar në fshatin Tervol të Gramshit janë prononcuar për mediat. Fqinjët janë shprehur se autori Xhevit Sinani njihej si një person i qetë që nuk kishte patur problematika në fshat dhe se nuk e prisnin që të ndodhte një tragjedi e tillë.
“E kemi dëgjuar nga të tjerët, që ka pasur probleme mendore. Por tip i qetë ka qenë. Ka punuar si kryetar këshilli dhe llogaritar në koperativë”- u shpreh njëri prej banorëve të zonës. Disa të tjerë tregojnë se kohë e fundit, Xhevit Sinani kishte shfaqur shenja depresioni dhe xhelozi për bashkëshorten.
“Ishte xheloz, kohët e fundit s’ishte shumë mirë. Kemi dëgjuar. Por xheloz ishte shumë,”- thotë një tjetër. Pasditen e sotme ai vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Zegjine Sinani në banesën e tij dhe më pas shkoi vrau të vëllain Shaqir Sinani në vresht. Pas krimit ai telefonoi fëmijët e tij dhe krushqit, ku ju tregoi se çfarë kishte bërë.