Feministja dhe analistja, Zana Avdiu, ka reaguar pasi disa media e kanë akuzuar këngëtaren Albina Kelmendin, se e ndau burrin nga gruaja deri sa këndon këngë kundër ndarjëve.
Avdiu përmes vargjeve të Fan Nolit, e ka dënuar gjuhën seksistë të mediave kosovare, të cilat e kryqëzuan artisten kosovare që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm.
“E ndau gruan prej burrit” iu kane versule “rojet e moralit”, Albina Kelmendit.
Seksizmi tu vlu gjithandej. Urrejtje e vrere pafund. Gjueti shtrigash. Te etur per per bela e per lincim. “Vrajeni se me ne nuk shembellen” sic thote nje varg i Nolit”, ka shkruar Avdiu.
Ajo ka thënë se askush, askënd nuk e ndanë.
“Askush, askend prej askujt nuk e ndane. Ndaleni kete gjuhe urrejtjese ndaj grave, ndaj nje cike qe kurre keq ketij vendi nuk i ka ba”, vazhdon më tej ajo.
Postimi i plotë
“E ndau gruan prej burrit” iu kane versule “rojet e moralit”, Albina Kelmendit.
Seksizmi tu vlu gjithandej. Urrejtje e vrere pafund. Gjueti shtrigash. Te etur per per bela e per lincim. “Vrajeni se me ne nuk shembellen” sic thote nje varg i Nolit.
Askush, askend prej askujt nuk e ndan. Ndaleni kete gjuhe urrejteje ndaj grave, ndaj nje cike qe kurre keq ketij vendi nuk i ka ba.
Ta merr mendja qe Albina e shkaterroi Kosoven e kete shoqni, e hajde ta luftojme.
Ndaleni kete helm, kete gjuhe plot xeher o katila. Ndaluni!