Xhuli rrëfen fillimet e karrierës së saj, si modele në Evropë.
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli gjatë lojës me shishe, ka hasur në një pyetje interesante të bërë nga Bruno. “Kush të ka zbuluar i pari dhe të ka shtyrë për të shkuar për miss-modele?”, ishte pyetja e bërë Xhulit.
“Kam qenë shumë e vogël ndoshta gjashtë vjeçe. Kur bënim fotot e shkollës, ishim plot 1200 nxënës në Finlandë do të thotë. Unë isha me flok kaçurrela dhe pak më unike, më ndryshe se të tjerët. Dhe fotografi personal më dha një letër për t’ia përcjellë prindërve të mi, ku thuhej se më donte për bashkëpunim në reklama për rroba”, ka thënë pos tjerash ajo.