Ndonëse Polica e Kosovë ka konfirmuar mbrëmë vrasjen e gruas 35 vjeçare dhe sot ka kërkuar që t`i ofrohet ndihmë për gjetjen e Sokol Halitit deri tash nuk kanë dhënë detaje tjera. Halili ndodhet ende në arrati, por po raportohet se telefoni i tij dha sinjal në Vushtrri.
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në katër lokacione në qytetin e Vushtrrisë, në kërkim të 31-vjeçarit, Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e rëndë ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bastisja u krye për shkak se telefoni i Halilit ka rezultuar me qasje pikërisht në këtë qytet, mirëpo i njëjti ende nuk është gjetur.
Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin dhe madje ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij.