Zhaklina për skandalin e Safet Gjicit: Nëse ajo zonja e filmoi pa dijeni, quhet dhunë
Skandali i Kryetarit të Kukësit, Safet Gjici, vazhdon e komentohet shumë.
Një reagim lidhur me këtë e ka bërë edhe gazetarja, Zhaklinë Lekatari, shkruan lajmi.net.
Ajo njihet edhe si eksperte e seksit, teksa shpesh ka dhënë edhe leksione lidhur me këtë.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se nuk kishte abuzim në videon intime të Gjicit, ndërsa tregoi se kush do të konsiderohej dhunë.
Më tej ajo nënvizoi se Gjici theu etikën dhe se duhet të largohej nga puna.
“Mua nuk më intereson fare shoqëria shqiptare, është apo jo gati. Gjërat ndodhin pa i pyetur shqiptarët nëse duhet të ndodh një gjë ose një tjetër. Shqiptarët të përveshin mëngët dhe të shohin ku është bota dhe ku janë vetë. Ai bëri shumë mirë që dha dorëheqjen sepse theu etikën. Nëse merret vesh që kjo zonjë e ka filmuar Gjicin pa dijeninë e tij , quhet dhunë”- tha ajo./Lajmi.net/