Profesorë universitarë dhe hulumtues të specializuar janë të pajtimit se mësimi përmendësh i librit të shenjte, Kuranit Fisnik ka një efekt të mirë në zhvillimin e shkathtësive themelore te nxënësi, shtimin e njohurive dhe superioritetin e tij në studime.
Dr. Abdullah Subejh, profesor i psikologjisë në universitetin islamik Muhamed b. Suud në Rijad, bëri apel te studentët që t’iu bashkëngjiten kurseve (hallkave) të memorizimit të Kuranit të përhapura në të gjitha rajonet e Arabisë Saudite, duke sqaruar se mësimi i tij përmendësh ndihmon në përqendrimin, e që është një element i shumëkërkuar gjatë arritjes së dijes.
Dhe shtoi se: çdo shkencë qoftë mjekësia, matematika, shkencat fetare apo shkencat natyrore (Fizika, Kimia) e të tjera, kërkojnë një përqendrim shumë të lartë. E përderisa ai që mëson përmendësh Kuranin ushtrohet ta përqendrojë vëmendjen e tij që nga vegjëlia, ai është më i shkathtë dhe niveli i përqendrimit të tij është më i gjatë se sa niveli i përqendrimit të tjerëve.
Ozan Mamish është një 17 vjeçar turk me autizëm që e ka mësuar Kuranin përmendësh dhe e di kuptimin e tij në 6 gjuhë. Ka qenë gjyshja e tij ajo që zbuloi interesin e Ozan për Kuranin kur ishte 5 vjeç, kur ajo ishte duke e lexuar librin e shenjtë. Tashmë 17 vjeçari është një recitues i Kuranit dhe mund të thotë kuptimin e tij në gjuhët turke, frengjisht, anglezisht, urdu, gjermane dhe ruse.