Një burrë në Indi e ka mbajtur krahun e djathtë të ngritur për më shumë se dhjetë vjet, duke besuar se po nderon një hyjni. Ai është një asket hindu, i cili ia ka kushtuar jetën brαktisjes dhe heqjes dorë nga shoqëria, e ka mbajtur krahun mbi kokë, si një student që duhet t’i bëjë një pyetje mësuesit, për vite dhe vite.
Historia e tij bëri bujë kohët e fundit falë një videoje që u bë virale në Twitter, në të cilën burri pranon se ai e përvetësoi atë pozicion si një sαkrίfίcë për të nderuar një perëndi të hinduizmit, në mënyrë që hyjnia ta vërente atë.
Shiko videon:
Vetëm sot, pas gjithë kësaj kohe, ai ka ngecur në atë pozicion dhe thotë se as nuk e ndjen më krahun e tij. E pabesueshme, por e vërtetë.
Μegjithatë ajo e Mahantit nuk është sαkrίfίca e parë e tillë: një tjetër sadhu, Amar Bharati, arriti të mbajë krahun e tij të ngritur për 38 vjet, duke u bërë një simbol i përkushtimit ndaj Shivait në të gjithë Indinë.
Sigurisht, në krahasim me Amarin, ai i Mahantit duket një gjest i vogël, por sipas asaj që tha burri, duket se vitet e para janë më të vështirat në atë pozicion.
Por për sa kohë do ta mbajë akoma Mahant krahun ashtu? Në video, burri, i cili thotë se mund të flejë edhe në këtë pozicion, pranon se nuk ka bërë ndonjë parashikim të veçantë.