Një adoleshent u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në epiqendrën e tërmetit, Gaziantep, mëngjesin e sotëm, 94 orë pas tërmetit të parë.
Ekipet e shpëtimit mes lotëve duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij derisa nxorën nga rrënojat 17-vjeçarin, Adnan Muhammed Korku, nga bodrumi ku ai kishte mbeti i bllokuar, transmeton Telegrafi.
Shpëtimi dramatik vjen pasi shanset për të gjetur më shumë të mbijetuar po zvogëlohen shpejt, me shkallën mesatare të mbijetesës që bie në 6 për qind deri në ditën e pestë në këto lloj fatkeqësish, sipas ekspertëve.
“Faleminderit Zotit që mbërritët”, tha ai duke përqafuar nënën e tij.
“Faleminderit te gjithëve!”.