Xhuli Nura shkoi deri në finale dhe u rendit e treta në Big Brother VIP Kosova. Modelja nga Drenica së fundmi në një live në rrjete sociale ka folur për herë të parë pas daljes nga BBVK. Ajo thekson se u befasua tejet shumë në momentin që doli nga shtëpia dhe pa gjithë publikun që po e përkrahnin.
“Unë kur kamë dalë nga Big Brother VIP Kosova, komentet, njerëzit, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se jam mbushur aq shumë me lumturi, thjesht unë atë minutë që kam dalë nga shtëpisë së Big Brotherit, kur kemi hy në arenën Klan Kosova thjesht entuziazmi i publikut ato letrat që i kanë pasur me fotografinë time, ishte aq e mirë, aq e përmbushur me dashuri se unë tashmë jam fituese”, u shpreh Nura.
Xhuli tutje thekson se pavarësisht se nuk e ka fituar çmimin e madh, ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.
“Edhe mos me e fitu Big Brotherin, çmimin e madh, unë e kam fituar çmimin më të madh që jeni ju, publik i dashur. Thjesht ju adhuroj, ju dua shumë. Faleminderit shumë që më keni votuar, më keni votuar pandërprerë se e di që ky rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë siç e keni parë, kam qenë 14 herë e nominuar nga banorët dhe ju publik i dashur më keni shpëtuar çdo javë. Unë thjesht kam qenë personazh, ju më keni bërë personazh që njihet tani gjithandej”, shtoi mes tjerash ajo.
@shqiptaaaar #juliananura #juliana #xhuli #kosova #shqiperia #shqiptar #fituesjaevertete #biglove #goviral #gogirl #?? ♬ Silence. – Jay Mellock