Në Vankuver të Kanadasë, një ngjitës nuk ka pasur fuqi të mbahet dhe ka rënë me shpinë, nëntë metra më poshtë.
Për pasojë, djaloshi i njohur vetëm si Joseph, e ka thyer dorën dhe krahun, ndërsa ka marrë lëndime të lehta në shpinë, por jo edhe dëmtime tjera trupore.
Ai ka qenë duke u ngjitur nëpër disa skela, përjashta hotelit 17-katësh, kur shkaku i lodhjes e ka humbur koncentrimin dhe fuqinë.
Kur ka qenë afër kulmit, Joseph ka dashur të kapet për një kabllo, por ka rënë në një platformë që ndodhej katër kate më poshtë.
Pas minutës 3:30, në videon e plasuar më poshtë, mund të shihni momentin kritik të rënies.
Shiko Videon: